Auto Dak
Auto Dak

Negociatat: Rama, i tronditur nga një tjetër president

Kryeministri Rama është ndjerë i tronditur e i zhgënjyer nga një tjetër president, nga i Maqedonisë Stevo Pendarovksi. E kjo sa i përket një deklaratë të këtij të fundit në pikën më delikatë, atë të negociatave.

Kreu i shtetit maqedono-verior u kërkoi vende të BE-së një ditë më parë ndarjen nga Shqipëria, në vendimmarjen e pritshme për hapjen e tyre, afërmendsh duke ndjerë rrezikun e “futjes në një thes” në vlerësim. Dhe është pikërisht kjo që e ka detyruar Ramën të shkruaj së fundi:

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.

Hapjen e negociatave e presin si Maqedonia Veriore – pas marrëveshjes historike për emrin, gjë që çoi në pajtimin me Athinën, e si Shqipëria, ku karta më e fortë e Ramës është Reforma në Drejtësi. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts