Negociatat, Merkel e Brukseli kërkojnë dhe një “peshk”? Vlerësimet e kancelares me Ramën në krah…

Kancelarja gjermane e ka mbajtur të “fshehur” verdiktin gjerman për hapjen e negociatave, por nga ana tjetër i ka vënë notë kaluese qeverisë për reformën në drejtësi, sponsore e së cilës ka qenë dhe është prej fillimit.

“Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim. Unë përmend këtu shqyrtimin e disa qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për shembull, biseduam për këtë gjatë vizitës së fundit. Kjo gjithashtu forcon sistemin ligjor në tërësinë dhe besueshmërinë e vet. Ne e dimë se tani kontrolli duhet të zgjerohet edhe në polici. Vetëm mund ta inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë në këtë rrugë”, tha Merkel.

Por kancelarja kërkon të tjera prova për t’i thënë “Po” hapjes së negociatave, dhe, përkthyer ndryshe, edhe për një muaj ndoshta dhe ajo, më saktë qeveria gjermane dhe Brukseli në tërësi, kërkojnë një “peshk të madh” në tavolinë.

Ne do të japim opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë”, shtoi Merkel.

“Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica na presin”, ishte një ndër frazat e Ramës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts