728 x 90 Leaderboard

Në veri të Mitrovicës disa serbë e bëjnë për spital një shqiptar

Disa persona kanë sulmuar një shqiptar në Veri të Mitrovicës, konkreitsht në rrugën “Koloshini” të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore. Rastin e ka konfirmua policia e Kosovës, e cila thotë se i lënduari është dërguar për trajtim shëndetësor në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka qenë duke lëvizur me biçikletë në drejtim të Suhodollit dhe në afërsi te tre soliterat, një grup prej disa personave e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësiti patrullues e ka dërguar viktimën në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësore, dhe i njëjti është dërguar për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Më tej thuhet se “në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i hetimeve dhe i krim teknikës si dhe është konfiskuar mjeti i dyshimte (boks) në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se rastet e rrahjes së shqiptarëve në pjesën veriore nga grupet serbe janë të shpeshta.

Një rast më i rëndë ndodhi në shkurt të 2017-tës kur Sadat Rama u sulmua gizikisht nga serbët dhe përmes një interviste dhënë portalit tonë bëri thirrje tek krerët e institucioneve kosovare të ofrojnë siguri për banorët shqiptarë që jetojnë në lagjen “Kroi i Vitakut”. /tesheshi.com/

Flet Sadat Rama nga veriu i Mitrovicës i rrahur prej serbëve: jemi në rrezik, luaj vendit Kadri Veseli!

 

Related posts