728 x 90 Leaderboard

Në vend të një vakti të rëndë: supë me banane, tradita e menusë së Ramazanit në Indonezi

Në Indonezi, në menutë gjatë Ramazanit, mund të gjeni një shumëllojshmëri pjatash ku nga më të zakonshmet është supa me banane.

Nëse e përgatitur në shtëpi ose në një restorant, apo e blera nga një shitës në rrugë, supa me banane është një pjatë tradicionale e iftarit.

Në oborret e shumë prej xhamive, aty ku ngrihen tenda para iftarit, në vend të një vakt të rëndë ofrohet kjo lloj supë që veç bananeve ka në përbërje dhe sheqer palme e qumësht kokosi.

Besohet se kjo lloj supe heq lodhjen dhe rikthen energjinë, ndaj dhe e bën atë zgjedhjen e duhur për iftar pas disa orë të agjërimit. Supes mund t’i shtohet dhe lloje të ndryshme frutash dhe perimesh. /tesheshi.com/

 

 

Related posts