728 x 90 Leaderboard

Në Spanjë e japin të sigurtë: Reali ka blerë Kane dhe Hazard për 297 milion paund…për sezonin tjetër

Në kulmin e debatit për formën e dobët që po paraqet në ndeshjet e fundit, Reali i Madridit, është duke bërë sot, atë që duhet të bëjë nesër. Këtë lë të kuptohet të paktën, lajmi sensacional që ka botuar pasditen e së mërkurës revista “Don Balon”, e cila shkruan se Reali i Madridit do të blejë menjëherë për sezonin e ardhshëm, Eden Hazard dhe Harry Kane, për një shumë që arrin 297 milion paund, ose afro 350 milion euro, plus minus.

Sipas të njëjtit burim, marrëveshja është mbyllur që tani, për sezonin tjetër. Revistës spanjolle i janë referuar edhe mediat britanike. Sipas “The Sun”, Hazard në fillim u dha i lidhur me Manchester United, por tashmë konsiderohet “i shitur” në Spanjë për rreth 120 milion paund. Ndërkohë që sulmuesi i Totenham, Kane, gjithashtu u përfol sikur po i afrohej Manchester United, por “Don Balon” e jep të sigurtë që ka zgjedhur Realin, pasi kërkon të fitojë sa më shumë trofe. Marrëveshja jepet e mbyllur për 177 milion paund. Nëse e gjitha kjo vërtetohet, duhet të presim një Real të frikshëm për sezonin tjetër.

E meqë këtë sezon, Los Blancos janë larg objektivave, presidenti Florentino Perez ka menduar të rindërtojë skuadrën. Gjithashtu, pas blerjes së Kane e Hazard, Reali nuk do të “qajë” edhe aq shumë largimet thuajse të sigurta të Benzema e Bale…në mos edhe Ronaldon. Pas blerjes së Coutinho nga Barcelona, tashmë është klubi madrilen që ka treguar muskujt…Ose të paktën këtë shkruajnë mediat se ka bërë. /tesheshi.com/

Related posts