Në Sarandë ankorohet një nga jahtet më të famshëm në Botë, kush është vizitori?

Në portin e Sarandës ështe ankoruar sot një nga jahtet më të famshëm, “Maltese Falcon”, i cili mban flamurin maltez dhe është në pronësi të kompanisë Pleon Ltd.

Ky jaht jepet me qira për njerëz të pasur, të cilët udhëtojnë në mbarë Botën.

Nuk dihet se kush mund t´a ketë marrë këtë jaht për të viziutuar edhe brigjet shqiptare.

Por nga ajo që dihet është fakti se më parë këtë jaht e kanë marrë me qira aktori Tom Hanks, Hugh Jackman apo një nga themeluesit e Google, Larry Page. /tesheshi.com/