Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SFIDIMI/ Në “luftë” me Trump, Putin e Merkel: North Stream 2, gati në fillim të 2021-it

Presidenti rus Vladimir Putin tha se shpresonte që tubacioni i North Stream 2, i cili do të lidhte vendin e tij me Gjermaninë, do të përfundonte, e shumta në fillim të vitit 2021, pavarësisht sanksioneve amerikane.

“Shpresoj që deri në fund të vitit, dhe jo më vonë se tremujori i parë i vitit të ardhshëm, punimet do të përfundojnë dhe tubacioni do të vihet në veprim”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Një afat i tillë nënkupton një vonesë një-vjeçare. Rusët dhe gjermanët po planifikonin ta vinin në shërbim këtë tubacion në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit 2020.

Merkel gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen për projektin dhe kritikoi edhe një herë sanksionet amerikane që bënë të ndalohet puna.

“Unë mendoj se është e mundur të kompletohet Rrjedha e Veriut 2 pavarësisht sanksioneve. Presidenti (rus) ka shpallur një afat kohor. Ka një vonesë, por mund të përfundojë”, tha ajo.

“Ne mendojmë se sanksionet janë të papërshtatshme dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë ta mbështesim projektin,” shtoi Merkel.

Rrjedha e Veriut 2, e cila është afër përfundimit, duhet të lejojë dy herë më shumë furnizim të drejtpërdrejtë të gazit natyror rus në Gjermani dhe Evropën Perëndimore përmes Detit Baltik.

Uashingtoni dhe disa vende evropiane, përfshirë Poloninë, shtetet baltike dhe Ukrainën, mendojnë se tubacioni do të rrisë varësinë e Evropës nga gazi rus, të cilin Moska mund ta përdorte për qëllime politike.

Për më tepër, kritikët e North Stream 2 theksojnë se po sakrifikohen interesat e Ukrainës, e cila merr të ardhura të konsiderueshme nga kalimi i gazit rus në Evropë. Ukraina është gjithashtu skena e një konflikti të përgjakshëm me separatistët pro-rusë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com