Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Në “luftë” me konspiracistët, Rama: ju ku ruhen vaksinat

I ballafaquar më paragjykime mbi vaksinat, si erdhën apo ku ruhen, të gjithë prej një tensioni politik permanent, kryeminsitri Rama ishte në frigoriferët ku ruhen ato, ardhur nga një vend të cilin ai nuk pranon të thotë.

“QSUT dhe ISHP- Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit.

Me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, minstrja Manastirliu e informoi mbi kapacitetet e magazinimit.

 “Vaksinat e Pfizer janë në ISHP dhe ruhen në ushte të ultra të ftohta -80 gradë. Këtu janë kapacitet të tera. Aktualisht janë 250 mijë doza menjëhershme që mund të ruhen në -70 gradë për Pfizer.

Sigurisht edhe për llojet e tjera të vaksinës.

Kemi kapacitete për të pritur 950 mijë doza njëkohësisht. Pastaj për ambientet frigoriferike që kërkojnë 2-8 gradë. Kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza.

Aktualisht fillon në -20 gradë. Kemi në ISHP frigoriferë të tjerë dhe ato -80 gradë ku aktualisht janë të ruajtura vaksinat. Këtu janë frigoriferët -70 dhe -81 gradë. Janë komplet të sigurta dhe ruhet. Kanë elementet e duhura të sigurisë. Janë dy ngrirësit brenda standardeve”, tha e përzgjedhura e Ramës për të drejtuar shëndetësinë. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts