Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Në kulmin e popullaritetit, Merkel e vendosur: jo më për një mandat të pestë!

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti të enjten se mbetet me vendimin të mos kandidojë përsëri për mandatin e pestë në krye të qeverisë së ekonomisë më të madhe evropiane.

Në një intervistë për ZDF, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ajo është tunduar të rishqyrtojë atë vendim në kontekstin e pandemisë COVID-19, ajo tha: “Jo, absolutisht jo!”.

Ajo shtoi se është e vendosur që ky do të jetë mandati i saj i fundit.

Merkel, 65 vjeçem gëzon popullaritet të madh në vend, dhe sipas sondazheve të fundit të televizionit ARD, 71 përqind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e saj gjatë pandemisë koronare.

Sipas AP, sondazhet tregojnë se mbështetja për bllokun e saj të qendrës së djathtë është në rritje që nga fillimi i pandemisë, pasi, siç u vlerësua, ishte një përgjigje e mirë për krizën shëndetësore.

Gjermania ka shmangur nivelet e larta të vdekshmërisë që shihen gjetkë në Evropë, ndërsa në të njëjtën kohë ka shmangur masat e ashpra të izolimit të aplikuara në shumë vende të tjera. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com