Në kohën e përshkallëzimit të ri të konfliktit, Rusia sjell 4 sisteme shtesë anti-ajrore S-400 në Siri (video)

Ushtria ruse ka sjellur njësi të reja të sistemeve anti-ajrore S-400 në Siri, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Në videon që është postuar së fundi mund të shihet zbarkimi i katër sistemeve S-400.

Dy prej tyre u sollën me rrugë ajrore në bazën ushtarake ruse Khmeimim, ndërsa dy të tjera u sollën me rrugë detare në bazën Tartus.

Të përkujtojmë se, Rusia për herë të parë ka vendosur sistemet S-400 në Siri në vitin 2015, pasi forcat turke rrëzuan një prej avionëve të tyre ushtarak.

Ministria ruse nuk ka komentuar arsyen për të cilën vendi po vazhdon të përforcojë edhe më tutje mbrojtjen kundër-ajrore, pasi Rusia ka njoftuar se ka zvogluar numrin e forcave në Siri, por vendosja e këtij sistemi vjen në një kohë të përshkallëzimit të situatës në Sirinë veriore ku ushtria turke nisi ndërhyrjen në krahinën e Afrin kundër kurdëve sirianë. /tesheshi.com/

Related posts