728 x 90 Leaderboard

Në kërkim të eshtrave: gati nisja e operacionit për gjetjen e zhdukurve nën komunizëm

Gati 30 vjet pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, do nisë një proces për gjetjen e personave të zhdukur nga regjimin komunist. Kjo bëhet e ditur në një shkrim të Shqiptarja.com ku thuhet se Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur – ICMP – do të asistojë autoritetet shqiptare në këtë process.

“Pakti parashikon rregulla të detajuara për bashkëpunimin mes Komisionit Ndërkombëtar dhe autoriteteve përgjegjëse shqiptare për identifikimin, gjetjen e personave të zhdukur, si dhe për koordinimin e punës me organet kompetente. ICMP është organizata e vetme në botë, që merret me personat e zhdukur. Ajo po punon në të gjithë kontinentet, ku ka persona të zhdukur si pasojë e konflikteve të armatosura si në Siri, Irak, Libi, etj”, thuhet në shkrim, ku veçohet dhe fakti se ICMP-ja “ka zbuluar mbi 70 për qind e personave të zhdukur nga konfliktet në ish-Jugosllavi, falë metodave shkencore dhe provave me AND”.

Marrëveshja që duhet të votohet në Kuvend, pritet t’i rrugë trajtimit të një prej aspekteve më dramatike të persekutimit komunist. Ende nuk ka një evidencë të saktë se sa është numri i atyre që rezultojnë të zhdukur – ose thënë ndryshe “pa varr” – ndërkohë që operacioni do përfshijë dhe këtë process para nisjes së gërmimeve. /tesheshi.com/

 

Related posts