Auto Dak
Auto Dak

Në kërkim të “engjëjve”, vettingu në polici nis me shkarkim: pagë e majme në bingo, por i pasiguruar

Vettingu në polici nisi me një përjashtim. Oltion Shehu, është “viktima” e parë e procesit të pastrimit të rradhëve në Policinë e Shtetit, ku si në rastin e vettingut në drejtësi, kërkohet “ëngjëllizimi” i atyre që vijojnë të jenë në këto strukturat ligjdhënëse e ligjzbatuese.

Oltion Shehu,  Inspektori i Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Policisë së Tiranës, e pësoi nga e kaluara e tij si menaxher në një sallë bingoje, ku siç ka shpjeguar, ka fituar shumë, pra aq sa për të justifikuar një vilë dykatëshe, por që nga ana tjetër nuk kishte paguar sigurimet shoqërore. Dhe fjala është për vitet nga ’96 deri në 2003.

Eshtë pikërisht kjo, si dhe dy vërejtje profesionale në vite për të, që i kanë kushtuar fundin e tij në radhët e Policisë së Shtetit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts