Auto Dak
Auto Dak

FOBIA/ Në Hungarinë e Orbanit: 17 roje për të përcjellë emigranten shtatzënë në spital

Një emigrante shtatzënë në Hungari u shoqërua rregullisht nga 17 roje për të bërë një kontroll rutine, pohon një raport i OKB-së. Raporti, i cili i përshkroi zonat tranzitore të emigrantëve “si në burg”, përfshinte hetime lidhur me kushtet e refugjatëve në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.

Migrantët – që u mbajtën aty që nga kriza e vitit 2015 – ndidhen të izoluar në kampet e posaçme të mbajtjes të quajtur zona tranzit, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë në pritje.

Atë vit, 175,000 njerëz kërkuan azil në Hungari, por vitin e kaluar kishte vetëm 635 aplikacione të reja.

Raportuesi e posaçëm i OKB-së për të drejtat e njeriut të emigrantëve, Felipe Gonzalez Morales, i cili ka shkruar raportin e një vizite tetëditore në vend, tha: “Kufizimet e ashpra mbi lirinë e lëvizjes së azilkërkuesve si dhe mjedisin e burgjeve në zonat e tranzitit, cilësohen si paraburgim në natyrë.”

“Ne vëzhguam me shqetësim se kjo qasje e orientuar nga politikat e Hungarisë nuk ka aspak në fokus të drejtat dhe liritë e njeriut.

Morales tha se kishte 280 persona në dy zona tranziti në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë dhe se 60% e tyre ishin fëmijë.

Ai i bëri thirrje Budapestit për t’i dhënë fund praktikës së ndalimit të fëmijëve që kërkojnë azil, por Hungaria iu përgjigj kritikave të Morales duke thënë se masat e sigurisë ishin të nevojshme për “mbrojtjen e popullit hungarez”.

Morales tha se zonat e tranzitit janë të rrethuar nga një gardh me tela me rrota, e cila vendoset gjithashtu në çatinë e ambienteve që strehojnë fëmijët, familjet dhe gratë shtatzëna.

“Një grua shtatzënë u shoqërua nga 17 roje deri në spital për një kontroll të rregullt të shtatzënisë”, theksoi ai.

Morales tha se kushtet higjienike në zonat e tranzitit ishin “të kënaqshme”, por thanë se gratë dhe fëmijët me sëmundje kronike dhe kancer kishin mbetur të patrajtuar prej muajsh.

OJQ-të dhe ligjvënësit e opozitës kanë denoncuar gjithashtu zonat e tranzitit. Por Ministri hungarez i Drejtësisë, Judit Varga pretendon se “shumë kampe të refugjatëve në Evropë do të ishin të kënaqur nëse do të kishin të njëjtat kushte si ne”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts