Auto Dak
Auto Dak

Në Gjermani do të ngrihen qendra të veçanta për të ardhurit me mundësi të pakta për të fituar azil

Azilkërkuesit në Gjermani që kanë mundësi të pakta për të fituar azilin do të trajtohen tani e tutje në qendra të posaçme për ta.

Kjo është marrëveshja mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Gjermani, e arritur ditën e djeshme. Rënia në një mendim u arrit pas javësh të tëra diskutimesh e propozimesh, mes të cilëve ai për të ngritur “zona tranziti” në kufi, ku azilkërkuesit me mundësi të pakta për ta fituar statusin e azilantit nuk do të lejoheshin as të hynin në vend.

Ngritja e qendrave bëhet për të përshpejtuar procesin e aplikimit të kërkesave dhe të përgjigjeve për to në pak kohë, e jo në muaj të tërë, siç ka qenë deri më tani.

Tre apo pesë qendra do të jenë për personat që vijnë nga vendet të konsideruara të “sigurta”, ku përfshihen dhe Shqipëria e Kosova.

Rregullat për këta azilkërkues të shtënë në këto qendra do të jenë të ngurta, dhe shkelja e tyre do të sjellë pezullimin e procesit të aplikimit të kërkesës për azil, e përsëritja do të shoqërohet me deportim.

Të përballur me një valë të pandalur refugjatësh të ardhur nga Siria, autoritetet gjermane kërkojnë që përmes masave të reja të frenojnë ardhjen e personave nga vende të cilësuara të sigurta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts