Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Në Bosnjë, kundër Lajçakut si i dërguar i BE-së për rajonin

SDA, partia e Bakir Izetbegoviç në Bosnje, është kundër emërimit Miroslav Lajçakut si të dërguar special të BE-së Ballkanin Perëndimor. Diplomati i njohur sllovak ka qenë dikur i dërguar për Bosnjën, e tashmë është propozuar nga Borrell për të qenë i pari i Brukselit në rajon, ku çështja më e nxehtë është dialogu Prishtinë-Beograd.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA), e sheh Lajcakun si të tepërt për Bosnjën.

Kjo parti pretendon se Bosnja ka rrugën e vet të veçantë evropiane dhe se nuk varet nga zgjidhja e marrëdhënieve në rajonin, “me të cilin vendi ynë nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë”, thuhet në një deklaratë.

“Institucionet boshnake po bashkëpunojnë me sukses me institucionet e BE-së dhe Delegacionin e BE-së në Sarajevë. Ky bashkëpunim është një kornizë e mjaftueshme që, së bashku me përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen e kërkesave të Opinionit të Komisionit Evropian, i mundëson Bosnjes që  të përshpejtojë rrugën e saj evropiane”, tha SDA. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts