728 x 90 Leaderboard

Ndryshimi i Kushtetutës maqedonase për emrin: ja pse duhen të tjerë “tradhtarë” nga VMRO

Pas kalimit me votë të ndryshimeve të pritshme kushtetuese për emrin e ri, miratuar të premten në Kuvendin maqedonas me shtatë vota të arta nga opozita, finalizimi i gjithçkaje mund të ndodhë në mesin e janarit, sipas parashikimit.

Faza e pritshme tashmë është përgatitja e një drafti amendimi, i cili duhet të dorëzohet në parlament brenda 15 ditëve.

Nga momenti i dorëzimit të projekt-amendamenteve deri te seanca ku duhet dëgjohen ato, duhet të kalojë të paktën 30 ditë.

Në atë fazë, debati për çdo ndryshim mund të zgjasë deri në tri ditë në bordet dhe seancat plenare.

Pas përcaktimit të projekt-amendamenteve, të cilat kërkojnë një shumicë të thjeshtë të 61 deputetëve, vjen dhe faza përfundimtare të procedurës për ndryshimin e Kushtetutës dhe e cila nuk mund të kalojë 30 ditë.

Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës, sërish duhet të ketë të paktën 80 vota, apo dy të tretat e deputetëve.

Pra, do këtë një tjetër moment ku do të duhen të tjerë “tradhtarë” nga opozita, për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës. A do mundet të ndodhë? Ka gati  dy muaj e gjysmë deri në atë moment.

Disa media spekulluan se deputetët e opozitës të cilët votuan për iniciativën e amendimeve kushtetuese morën para.

Ndërkohë, Marrëveshja e Prespës duhet të miratohet në Parlamentin e Greqisë dhe aty ka kundërshtarë të atij dokumenti.

Pra, përpara është ende një luftë e gjatë për triumfin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, ku në dy llogore ka beteja politike. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts