Auto Dak
Auto Dak

Ndryshim i madh në WhatsApp, në 2020 do të ketë edhe reklama

Tashmë është zyrtare. Duke nisur nga fillimi i vitit 2020 e ne vijim, WhatsApp do të fusë reklamat brenda aplikacionit.

Lajmi është bërë i ditur gjatë Samitit të Marketingut të Facebook, i mbajtur në Roterdam. Ky është samiti ku kompanitë e Mark Zuckerberg paraqesin strategjitë e marketimit për vitin pasardhës.

Megjithatë, siç është thënë, fillimiht do të jetë në fazë eksperimentale dhe nuk do të aplikohet në të gjitha shtetet, por vetëm në disa prej tyre, sikurse ndodhi fillimisht edhe me InstaStory-t e Instagramit.

Siç është menduar, reklamat do të jenë disa sekondëshe dhe do të vendosen teksa kaloni nga njëra story tek tjetra, po në WhatsApp. Ato do të mund të hiqen lehtësisht, sikurse ndodh edhe me reklamat në Instastory, thjesht me një të kaluar të gishtit.

Nga ana tjetër, duke kaluar gishtin nga poshtë-lart, do të mund të shkoni në faqen zyrtare apo në linkun që i është bashkangjitur reklamës. Pra, tamam si me Instastory./tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts