Ndodh në Shkup: njihuni me protestën që zgjat tre vjet…

Në Shkup po shënohet rekordi i një proteste, plot 3 vjet. do të shtunë në mesditë mbllidhen tek “Porta Triumfale” e qytetit  rreth 30 persona të cilët janë vetëpërjashtuar nga ngrohja qendrore. Ata ankohen se këtë vendim e kanë marrë pasiqë u ka ardhur fatura me kosto të lartë, për shërbime që shumë pak ose fare nuk e kanë shfrytëzuar.

Protesta e tyre filloi gjatë qeverisjes së Gruevskit, mirëpo edhe nën qeverisjën e Zaevit ende nuk po duket fundi i hallit të tyre.

Përfaqësuesit e shoqatës “No Pasaran” që u ka dalë në ndihmë këtyre hallexhinjve, kanë informuar Zaevin për problemet me të cilat ballafaqohen, të cilat janë të lidhura me presionet e vazhdueshme me përmbarues, llogari të bllokuara dhe ankesa për llogari që i marrin për ngrohje qendrore edhe krahas asaj se janë të vetëpërjashtuar nga sistemi i ngrohjes qendrore.

Ruzhica Popeva Naumova, anëtare e Këshillit drejtues të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave qytetare “No Pasaran”, dhe me anëtarë të tjerë të shoqatës në muajin shtator u mirëpritën nga Zaev.

Pas këtij takimi, shërbimi qeveritar kumtoi se:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë veçmas kërkon mënyrë për zgjidhjen e këtij problemi të hidhur për qytetarët, në pajtim me rregullat ligjore dhe se në kohë më të shpejtë do të propozojë mënyrë se si ta mënjanojë këtë padrejtësi.

 Por edhe pas kësaj ndëryrjeje qeveritare, ata ende protestojnë, sepse ende nuk iu është zgjidhur halli. Tash tre vjet. /tesheshi.com/