Ndihmojnë huthinjtë e Jemenit në sulme kundër Saudisë, SHBA vë sanksione për 5 iranianë

Administrata e Donald Trump vendosi sanksione ndaj pesë iranianëve për mbështetjen që ata u bëjnë rebelëve shiitë huthi në Jemen, nga ku hidhen rregullisht raketa në drejtim të Arabisë Saudite.

Thesari i SHBA tha se pesëshja e cila i përket Gardës Revolucionare do të vendoset në “listën e zezë”, për shkak se japin asistencë teknike për huthonjtë duke u mundësuar lëshimin e raketave  drejt Arabisë Saudite fqinje.

Sanksionet përfshijnë çdo pronë që ata mund të kenë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara, si  dhe ndalon amerikanët që të bëjnë ndonjë transaksione me ta.

Sekretari amerikani i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet kundër grupeve mbështetëse të Iranit si Huthi, Hezbollahu libanez, Hamasi, si dhe qeverisë siriane, pasi Trump vendosi të tërheqit nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Pompeo kërcënoi Iranin me “sanksionet më të rënda në histori” nëse nuk ka ndryshim në kursin e qeverisë në Teheran.

Ai shtoi se Uashingtoni është gati të heqë të gjitha sanksionet dhe të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike dhe tregtare nëse Irani ndryshon. /tesheshi.com/

Related posts