728 x 90 Leaderboard

Ndëshkimi i Hungarisë: rishfaqja e Lindjes kundër Perëndimit brenda BE-së

Vendimi i Brukselit për të ndëshkuar Hungarinë e Viktor Orban nëpërmjet nenit 7, ka sjellë një çarje në BE, e cila është konfiguruar gati-gati sipas demarkacionit të ish-Luftës së Ftohtë. Hungaria vjen nga ish-blloku lindor, e krah saj kanë për t’i qenë mbështetje, kanë dalë Çekia dhe Polonia, të dy ish-vende të Lindjes komuniste, të trija anëtare të Bashkimit Europian, future në Union pas vitit ‘2000.

Qeveria çeke ofron mbështetje për kryeministrin  Viktor Orban, pasi Parlamenti Evrpian votoi të mërkurën për fillimin e procedurës penale kundër Hungarisë për shkak të mospërputhjes me rregullat e BE-së, tha të enjten kryeministri çek Andrej Babis.

Kjo ishte hera e parë që Parlamenti Evropian ka kërkuar të iniciojë procedura penale kundër një shteti anëtar të parashikuar në nenin 7 të Traktatit të BE-së, edhe pse kjo iniciativë ka pak shanse të vërtetë të çojë në ndëshkimeve të rrepta ndaj Hungarisë, komentojnë mediat.

“Ky budallallëk sjell vetëm ndjenja negative në Bashkimin Evropian”, tha Babis.

“Ne kemi një politikë. Kështu që unë jam duke qëndruar pranë Orbanit. Ne jemi aleatë”, tha ai, duke përcjellë atë që në fakt ka shfaqur politika e Pragës vitet e fundit, një armiqësi ndaj emigrantëve, ngjashëm si Budapesti zyrtar.

Polonia ka njoftuar gjithashtu se do të kundërshtojë çdo sanksion kundër Hungarisë.

Ministria polake e Punëve të Jashtme ka konsideruar se veprimet kundër shteteve anëtare shërbejnë vetëm për të thelluar ndarjet brenda Bashkimit Evropian dhe për të rritur mosbesimin e qytetarëve në institucionet evropiane.

 “Çdo vend ka të drejtën e vet sovrane për të zbatuar reformat e brendshme që ajo i konsideron të nevojshme”, tha Varshava zyrtare.

Reagimi i BE-së ndaj Hungarisë vjen jo vetëm për shkak të frymës anti-emigracion të këtij shteti anëtar, por dhe një valë anti-soroiste, shoqëruar nga një ligj i posaçëm që ç’monton çdo institucion të Sorosit në Hungari, për ironi fati vend i origjinës së filantropit të njohur.

Parlamenti Evropian, me 449 vota pro, 197 kundër dhe 48 abstenime, votoi për sanksione ndaj Hungarinë me akuzat për neglizhimin e standardeve të demokracisë dhe të drejtave civile. Votimi pritet të aktivizojë nenin 7 të Traktatit të BE-së, ku në raste ekstreme, ky nen parashikon pezullimin e transfereve financiare të BE-së, si dhe heqjen e të drejtës së votës në një vend që shkel vlerat evropiane.

Vendimi i pezullimit do të shkojë para Këshillit të Evropës në votim, dhe për aktivizimin e tij nevojitet mbështetje me shumicë.

Fillimi i zbatimit të nenit 7 deri më tani ka ndodhur vetëm në rastin e Polonisë për shkak të disa reformave që Komisioni Evropian i vlerësoi si minim i pavarësisë së gjyqësorit. Dhe Polonia tashmë, është vënë në krah të Hungarisë. /tesheshi.com/

Related posts