reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Ndërron jetë shkrimtari Ramiz Kelmendi

Shkrimtari i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë të mërkurën, në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari, njëherit gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar Adriatiku.

Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj.

Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shtatë persona ndjekin autorin”, “Vija e vrragë”, “Abrakadabra” etj. /tesheshi.com/