728 x 90 Leaderboard

Ndërron jetë Omar Sharif, egjiptiani i njohur si Doktor Zhivago

Aktori i njohur Omar Sharif, i njohur më së miri për rolet e tij në filmat klasikë si Laurenci i Arabisë apo Doktor Zhivago, ndërroi jetë në moshën 83-vjecare. I lindur në Egjipt, ai ka fituar dy cmime Golden Globe dhe një Oskar për rolin e tij si Sherif Ali në veprën e  David Lean të vitit 1962, filmin epik “Lawrence of Arabia”.

Sharif ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzhamajerit, por vdekja i ka ardhur nga një atak kardiak në një spital në Kajro.

Nderime të shumta për aktorin vijnë në rrjetet sociale nga kolegët e tij. Aktori spanjoll, Antonio Banderas, që luajti në krah të tij në filmin e vititi 1999, “Luftëtari i 13-të” e kujtoi në rrjetet sociale si “një nga më të mirët.

sharif me statuje

Sharif e nisi karrierën e tij në kinemanë egjiptiane në vitet 50. Emri i tij i vërtetë është Michel Shalhoub. Ai lindi në Aleksandri në prill 1932 e punoi në biznesin e familjes derisa shkoi në Londër për të studiuar në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik.

Arritja e madhe që bëri ndryshimin në karrierën e tij ishte pjesëmarrja në filmin Laurenci i Arabisë, që e përjetësoi nën imazhin e legjendarit që udhëtonte në deve në të nxehtin përvëlues drejt objektivit.

Peter O’Toole, që luante TE Lawrence e konsideronte emrin Sharif si qesharak dhe këmbëngulte ta quante atë Fred, or të dy u bënë shpejt miq të ngushtë.

doktor zhivagoNë filmin tjetër epic Doktor Zhivago, ku ai luante rolin e fizikantit të ngecur në mes të revolucionit rus, aktori kishte një rutinë ditore të shtrirjes së flokëve dhe zbardhjes së lëkurës për të maskuar origjinën egjiptiane, rutinë që më pas tha se e kishte cuar pranë një krize nervore. /tesheshi/

Përgatiti: Juli Prifti

Related posts