728 x 90 Leaderboard

Ndërron jetë nga aksidenti 106-vjeçari arab, lë amanet “të falet autori”

Ai njihej si një ndër njerëzit me humanë e bamirës në Arabinë Saudite dhe e mbylli jetën me zemrën e madhe dhe fisnikërinë që e karakterizonte.

Shejh Ali el-Salihu, 106 vjeç, u aksidentua dhe rrugës për në spital u kërkoi atyre që e shoqëronin që të çonin në vend një amanet të tij, faljen e njeriut që e aksidentoi.

“Që kur ishte i ri, babai im jetonte për të ndihmuar të dobëtit dhe nevojtarët”, tha djali i Al-Saleh.

“Për 80 vjet, shtëpia e tij e njohur në zonë ishte e hapur për njerëzit që vinin ngado në këmbë, ku babai im i nderoi kalimtarët dhe i ushqeu ata në çdo rrethanë”, shtoi i biri.

Al-Saleh kishte 13 djem dhe pesë vajza.

“Ali al-Saleh që na la, ishte simboli i moralit dhe vlerave, shpirti i këtij vendi”, tha një poet i njohur arab për 106-vjeçarin, i cili pra, në grahmat e fundit të jetës kërkoi të falet njeriu që e aksidentoi. /tesheshi.com/

Related posts