Ndërron jetë Mihal Luarasi, regjizori që çmendi Enver Hoxhën me artin e tij

Ka lënë këtë botë sot një nga regjisorët më të njohur dhe njëherësh  me fatkeqët në vend. Bëhet fjalë për Mihal Luarasin, njeriun që drejtoi Festivalin e 11 në vitin 1972 dhe dramën e famshme “Njollat e Murrme”, vepra që e dërgoi në burg dhe në internim nga Enver Hoxha.

Luarasi ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pas një shëndeti të komplikuar vitet e fundit.

Luarasi është mishërimi i vërtetë i diktaturës komuniste. Ai ishte një nga sendërtuesit e saj si një ish-partizan e ish-komunist, por që sistemi për të cilin luftoi i shkatërroi jetën, mu prej pasionit për artin, e sidomos teatrin.

Pika e kthesës e fatit të tragjik do ishte si Festivali 11-të, ku dhe prezantuese ishte e shoqja e tij, Edi Luarasi, po ashtu një figurë e njohur skenike, si dhe drama e një tjetër ish-komunisti e më pas të persekutuari, Fadil Paçramit, “Njollat e Murrme”

Pra që të dy, te tre së bashku me Edin, do ishin pjesë e asaj elite kulturore të ndëshkuar në vityet ’70-të nga Enver Hoxha, mes të cilëve dhe familja Lubonja, me Todin, Lirinë dhe Fatosin .

Madje mësohet që diktatori, pas vënies në skenë të “Njollave”  të jetë shprehur se ky ishte një “puç i një korçari dhe shkodrani”, respektivisht për Luarasin e Paçramin.

Pas viteve 90 kur doli nga burgu nuk u mor kurrë me politikë dhe as nuk vuri në pah se ishte i përndjekur. Thjesht vuri në skenë dramat e tij. /tesheshi.com/