728 x 90 Leaderboard

Ndërron jetë Lordi Carrington, njeriu i Churchill-it që desh ta shpëtonte Jugosllavinë nga shpërbërja e gjakderdhja

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare, Peter Carrington, ose ndryshe Lordi Carrington, ish-Sekretari i Jashtëm britanik, dhe ish-anëtar i fundit i gjallë i qeverisë së pasluftës së Churchill-it, nga viti 1951 deri në vitin 1955.

“Ky është një lajm shumë i trishtueshëm”, tha shërbimi për shtyp i kryeministres britanike Therese May.

Në vitin 1982, Lordi Carrington dha dorëheqjen nga kabineti i kryeministres së atëhershme Margaret Thatcher, në qeverinë e së cilës qe Sekretar i Jashtëm që nga viti 1979.

Ndodhi kjo pas pas një sulmi të papritur ushtarak të Argjentinës në Ishujt Falkland, për të cilat ka pretendime dhe Britania e Madhe.

Por vite më pas, ai do të shquhej për protagonizmin e tij në zgjidhjen e krizës jugosllave që sapo kishte nisur. Ishte viti 1991 ku sapo u dhanë sinjalet e parë të asaj çfarë do të ndodhte më vonë; shkëputje e shteteve përbërëse, shoqëruar me luftë e masakra. Carrrington ishte për një riorganizim të Jugosllavisë në një aleancë të lirshme me sovranitet të shteteve, por plani i tij dështoi për shkak se nuk u pranua nga Serbia, dhe nën presionin e saj edhe nga Malit të Zi.

Gjithashtu kujtojmë se nga viti 1984 deri në 1988, Lordi Carrington shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. /tesheshi.com/

Related posts