Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ndërron jetë legjenda Ben E King, këngëtari i “Stand by me”

Zi në botën e muzikës. Këngëtari amerikan i muzikës soul Ben E.King, i njohur në të gjithë botën nëpërmjet këngës “Stand by me”, të krijuar dhe publikuar në vitin 1961, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar sot nga agjenti i tij për shtypin në Britaninë e Madhe, edhe pse këngëtari ka ndërruar jetë dje në mbrëmje. I lindur në vitin 1938 në Karolinën e Veriut, nisi rrugën drejt famës me grupin “Difters” dhe më pas vijoi karrierën prej solisti, vetëm.

Shumë të rinj zbuluan dhe nisën të pëlqenin këngën e tij “Stand by me” në vitet ’80 falë filmit me të njëjtin titull në vitin 1986. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts