Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana: fajdet i shkatërruan gjithçka

Ka ndërruar jetë, 3 javë pasi arriti të bëjë familjen e tij me shtëpi, duke përmbushur detyrën e tij si kryefamiljar.

Këngëtari i talentuar i muzikës së lehtë shqiptare është ndarë nga kjo jetë pas një sëmundje në mushkëri, në moshën 68 vjeçare.

Tërshana, erdhi në Tiranë kur e morën ushtar nga Shkodra dhe për shumë vite u kthye në referimin muzikor dhe “dandy” të kryeqytetit. Në Ansamblin e Ushtrisë, por mbi të gjitha në Festivalet e Muzikës së Lehtë ai u bë alteregoja mashkull e Vaçe Zelës. Por me një zë krejt unikal.

I njohur për jetën e tij jo shumë “spartane”, Tërshana megjithatë ishte një familjar i rregullt. Emigron në Greqi pas viteve 1990 por pa fat. I futet gropës së fajdeve e cila i merrr gjithçka, ëndrrat, shtëpinë, katandinë dhe e dërrmon totalisht duke e detyruar të kërkojë banesë sociale, e cila iu dorëzua para dy javësh nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts