Ndërron jetë ikona e valles shqiptare Rexhep Çeliku, para katër ditësh u pagëzua “Nderi i Kombit”

Katër ditë pasi u nderua nga presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, valltari simbol i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, Rexhep Çeliku, është ndarë nga jeta.

Ai ishte 63 vjeç dhe ka lënë pas një karrierë brilante si artist, duke qenë një ndër ikonat e valles shqiptare ndër vite, i njohur sidomos për të famshmen “Valle të shqipeve”.

“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”, thuhej ne motivacionin e dhënë katër ditë më parë për të, nga kreu i shtetit,  kur u dekorua si “Nderi i Kombit”. /tesheshi.com/      

Related posts