Ndërron jetë Helmut Kohl: arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

Helmut Kohl, ish-kancelari gjerman dhe arkitekti i ribashkimit në vitin 1990, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Kohl e drejtoi Gjermaninë për 16 vjet, nga viti 1982 deri në vitin 1998. Atij i njihet merita se bashkoi Gjermaninë Lindore me atë Perëndimore pas rënies së murit të Berlinit.

Kohl është gjithashtu, autor i prezantimit të euros së bashku me aleatin francez, presidentin Francois Mitterrand.

Shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka urdhëruar uljen në gjysmë-shtizë të flamujve në selinë e BE-së. /tesheshi.com/