728 x 90 Leaderboard

Ndërron jetë doktor Polikron Çelo, babai i shëndetit të fëmijëve

Ka lënë këtë jetë në në moshën 81-vjeçare, mjeku njohur pediatër, Polikron Çelo. Ai ishte dhe do të mbetet një ndër figurat e mjekësisë shqiptare.

Pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, për shumë kohë Shef i Shërbimit të Nefrologjisë, si dhe edhe drejtor i Spitalit të Fëmijëve, ai ishte një “baba” i shëndetit për të vegjlit.

Doktor Polikron Çelo ka lënë pas dhe një pasuri të madhe shkencore, me një sërë botimesh në fushën e shëndetit të fëmijëve.

Gjatë karrierës së tij si mjek, kontribuoi dhe me shumë emisione televizive duke qenë gjithnjë prezent me këshillat e tij në ndihmë të shëndetit të moshave të vogla. /tesheshi.com/   

 

 

Related posts