Auto Dak
Auto Dak

Ndërron jetë aktori i komedisë, Met Bega

Ndahet nga jeta aktori i njohur kryesisht i roleve komike, Met Bega. Artisti nga Tirana, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare,  pas një periudhe të gjatë kohe ku ka vuajtur nga një sëmundje të rëndë si ajo e parkinsonit. I spikatur kryesisht në rolet e karakterit social, Bega ka sjellë në ekran pantonimën dhe skicat humoristike. Para viteve 90 ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës, ku pati ardhur nga grupet amatore të ndërmarrjeve, të cilat shërbenin si burim për trupat profesioniste. Bega, në fund të viteve 80 arriti kulmin me tre kino-komeditë e regjizorit Bujar Kapexhiu: “Dy herë Mat”, “Tela për Violinë” dhe “Edhe kështu edhe ashtu”, që janë mjaft popullore edhe sot.

Pas viteve 90-ta kur humori u kthye kryesisht në një rrëshqitje drejt banales, Met Bega u përpoq fort të sillte humorin e tij në ekranet e mbyllura për artin.

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts