Ndërkombëtarët apo protestat masive e shtyn Ahmetin ta tradhëtojë Gruevskin për “5 qershorin”?! Flasin analistë…

Nga Mensur Krasniqi

Tani më edhe zyrtarisht, partia shqiptare në pushtet, BDI ka shprehur qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani në një deklaratë për “Press24” thotë se partia e tij nuk do të dorëzojë lista kandidatësh në afatin e paraparë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), që skadon sonte në mesnatë.

Nga VMRO-DPMNE ende nuk ka qëndrim zyrtar pas këtij qëndrimi të BDI-së. Ata kanë thënë se të gjitha opsionet mbeten të hapura, prandaj nuk dëshirojnë “të shpejtojnë me parashikime para mesnatës”.

LSDM prej më herët ka bë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, kurse në PDSH kanë paralajmëruar se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor, mirëpo ende nuk kanë dalur me qëndrim përfundimtar nëse do të dorëzojnë lista kandidatësh ose jo.

Po çfarë gjeti BDI-në të marrë këtë vendim për bojkotim të zgjedhjeve të 5 qershorit, derisa njëzëri me partnerin e tyre të koalicionit VMRO-në kishin betonizuar më parë qëndrimin se 5 qershori është data përfundimtare për shtyerje të zgjedhjeve?!

Kishte trysni nga faktori ndërkombëtar apo ndoshta pjesëmarrja masive e shqiptarëve të pakënaqur në protestat e Këshillit Opozitar ndikoi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ta tradhëtoj Nikolla Gruevskin e VMRO-së, edhe pse ky i fundit publikisht pat deklaruar se Ali Ahmeti i’a ka dhënë fjalën që do të shkojnë me çdo kusht në zgjedhje me datë 5 qershor?!

Për t’i sqaruar këto dilema, portali tesheshi.com ka marrë mendimin e analistëve politik në Maqedoni.

Visar Ademi: BDI u ndikua nga faktori ndërkombëtar dhe opozita e bashkuarvisar ademi

“BDI kohën e fundit ka humbur rrugën në të cilën udhëtonte duke qenë konfuze në lidhje me zgjedhjet e 5 qershorit. Pa mëdyshje që një dorë të madhe i ka dhënë në këtë vendim edhe presioni ndërkombëtar por para se gjithash është presioni për ti kënaqur votuesit e BDI-së që të shtyrë nga pakënaqësitë e udhëheqjes nga BDI shtyn që të jenë më pragmatike. Gjithsesi ky vendim vjen edhe si rezultat i grupimit dhe incijativave për bashkim të opozitës nga e cila BDI ndjehet vërtetë e rrezikuar”,  deklaroi për portalin tesheshi.com, analisti Visar Ademi.

Orhan Murtezani: 30 mijë protestuesit e shtynë Ahmetin t’a thejë besën ndaj Gruevskit

“Nuk është hera e parë që BDI ndërron qëndrimin për pjesëmarrje në zgjedhje, nuk është kjo ajo që duhet të na habitë. Përpos presionit shumë të madh të faktorit ndërkombëtarë, duket se kësaj radhe përgjigjen duhet ta kërkojmë diku tjetër.orh

Sipas meje rishqyrtimi i qëndrimit të tyre për mospjesëmarrje në zgjedhje ka gjithashtu të bëjë edhe me presionin e opozitës shqiptare, sidomos pas protestës së ‘’Ditës D’’ organizuar nga Këshilli Opozitar. Protestimi i më shumë se 30 mijë qytetarëve të cilët shprehën revoltën dhe pakënaqësinë ndaj partisë shqiptare në pushtet, përpos se e delegjitimon atë si subjekt i cili i përfaqëson shqiptarët, kësaj radhe i detyroi ta thyejnë besën që ia patën dhënë Gruevskit se zgjedhjet do mbahen me datë 5 qershor. Sipas meje opozita përpos që mbajti qëndrim se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, arriti t’ia bëjë me dije pushtetit, sidomos BDI-së, se tanimë dinë të bëjnë presion, dinë t’i prijnë popullit e ta kanalizojnë pakënaqësinë e tyre dhe se tani e tutje nuk duhet të jetë aq komode në hapat e sajë”, deklaroi për portalin tesheshi.com, Orhan Murtezani, kryetar i Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim, dhe njëherit anëtar i Këshillit Opozitar. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts