728 x 90 Leaderboard

Ndalimi i vellos në Danimarkë, biznesmeni algjerian zotohet të paguajë gjobat e lirisë

Një biznesmen algjerian u përbetua se do të paguante të gjitha gjobat me të cilat përballen gratë në Danimarkë që zgjedhin të mbulojnë fytyrën.

Qeveria daneze më 6 shkurt propozoi ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësirat publike.

Rasheed Nekkaz tha se ai kishte paguar tashmë 1.538 gjoba për gratë që përballeshin me rrethana të ngjashme në gjashtë vende, duke përfshirë Francën, Belgjikën, Zvicrën, Hollandën, Austrinë dhe Gjermaninë.

Nekkaz është i njohur për pagimin e gjobave të grave që vendosin mbulesë, pasi që nga viti 2010 në disa vende europiane u ndërmorrën masa privuese sidomos për mbulimin e fytyrës, të pplotë apo një pjesë, në vendet publike.

“Qeveritë në Evropë nuk po japin zgjidhje për muslimanët, kështu që komunitet e tyre duhet të jenë shumë më të fortë për të përballuar privimet në sferën e besimit”, tha ai.

“Nëse ka një ndalim për ato që duan të mbajnë vello në fytyrë, unë do të jem ai që paguan gjobat e tyre”, shtoi biznesmeni.

“Arsyeja për të cilën jam këtu nuk është mbrojtja e fesë, por mbrojtja e lirisë. Dhe parimi i lirisë është një e drejtë universale”, tha Nekkaz. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts