728 x 90 Leaderboard

Ndalimi i hyrjes së muslimanëve në SHBA: administrata Trump nxjerr rregulla të reja

Administrata Trump në Shtetet e Bashkuara ka vendosur kritere të reja për aplikimet për vizë nga gjashtë vende me shumicë muslimane dhe për të gjithë refugjatët, ku kërkohet një lidhje e ngushtë familjare apo biznesi për t’u kualifikuar për hyrjen në SHBA.

Lëvizja e re vjen pasi Gjykata e Lartë riktheu pjesërisht në fuqi urdhërin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që është kritikuar gjerësisht si një urdhër-ndalimi ndaj muslimanëve.

Vizat që tashmë janë miratuar nuk do të revokohen, por instruksionet e lëshuara nga Departamenti i Shtetit thonë se aplikantët e rinj nga Siria, Sudani, Somalia, Libia, Irani dhe Jemeni duhet të provojnë lidhjen me një prind, bashkëshort, fëmijë, djalë apo vajzë të rritur, dhëndërr apo nuse, në mënyrë që të kualifikohen për hyrje në SHBA.

Kufizimi i rregullave të reja është se gjyshërit, nipërit e mbesat, hallat, tezet. kushërinjtë, të fejuarit, sipas udhëzimit të dërguar konsullatave dhe ambasadave amerikane, nuk do të konsiderohen “marrëdhënie e ngushtë”. /tesheshi.com/

Related posts