Auto Dak
Auto Dak

Natë shqipesh në futboll: Kosova humb dinjitetshëm me Anglinë, Shqipëri fiton mrekullisht me Islandën

Ka qenë një mbrëmje e madhe kjo e martë për dy përfaqësueset shqiptare në futboll, ku Kosovës i është prishur ëndrra nga Anglia e Shqipëria është rehabilituar me Islandën një përballje dramatike, ku në të dyja pati një festival golash.

Në Londër, kosovarët e nisën takimin me shpikësit e futbollit duke shënuar të parët, madje që në minutën e parë, ku Valon Berisha tundi rrjetën e portierit Pikford pas 34 sekondash lojë. Por më pas erdhi vërshimi anglez me katër gola, ku fundi shënoi gjithsesi një rezultat të dinjitetshëm për kosovarët në humbjen e tyre, 5-3.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë treguan se ende kanë potenciale për të fituar. Me kthesa dramatike rezultati, fundi vulosi një fitore 4-2 për Shqipërinë përballë një Islande jo pak kërcënuese e potente. /tesheshi.com/              

auto pjese dak

Related posts