Auto Dak
Auto Dak

Napoli thyen rekordin: 42 milion euro për një meksikan të shkëlqyer (video)

Meksikani Hirving Lozano u transferua nga PSV te Napoli me të cilin nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.

Napoli nuk ka publikuar detaje të kontratës, por mediat italiane raportojnë se transferimi kap vlerën e 42 milion euro, që është një rekord i ri i klubit, raporton Espreso.rs.

Meksikani do të kushtojë 4 milion euro në sezon në Napoli, me një klauzolë blerjeje në kontratë me vlerë 130 milion euro.

Ky futbollist 24-vjeçar meksikan erdhi në PSV në 2017 nga Meksikan Pachuca.

Ai shënoi 40 gola në 79 ndeshje me fanellën e PSV, duke u shpallur dhe kampion me këtë klub në sezonin 2017/18. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts