728 x 90 Leaderboard

N/kampionët e botës shpartallohen nga Spanja, Kroacia nën shok

N/kampionia e botës, Kroacia, ka pësuar atë që konsiderohet tashmë si më e rënda në historinë e saj të futbollit, e ndodhur kjo në të parin takim pas suksesit të madh në Rusi. Në përballje me Spanjën për Ligën e Kombeve, kroatët u shpartalluan 6-0, me nga 3 gola në secilën pjesë, duke dalë të poshtërruar nga fusha.

Humbja më e rëndë për ballkanasit, para kësaj me Spanjën, ishte ajo e 2009-ës në Angli, 5-1, ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Botërorit.

Ndërsa Spanja nga ana e saj, shënoi të 38-ën fitore pa asnjë humbje në shtëpi.

Për herë të fundit, Spanja humbi një ndeshje zyrtare në shtëpi 15 vjet më parë nga Greqia, 0-1.

Zlatko Daliç, trajneri kroat, nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas humbjes më së rëndë që nuk dihet nëse do përsëritet ndonjëherë

“Ne nuk ishim edhe një hije e asaj që duhet të ishim”, tha Daliç.

Mediat në Kroaci e përshkruan humbjen si një katastrofë të pashembullt. /tesheshi.com/

Related posts