Muzeumi i çudirave: në stallat prej mermeri ku qëndrojnë kuaj të gjallë

Muzeumi-pallat prej mermeri në periferi të Shangait është shtëpi për kuajt më të llastuar në botë.

Jo çdo stallë mund të jetë e ndërtuar me mermer dhe të pastrohet me zbutës, por në muzeumin e kuajve, Heilan në qytetin Jiangyin, në Kinë, stallat janë kaq të bukura dhe delikate.

Ndodhen 43 raca kuajsh në këtë muzeum unik kuajsh, që përfaqësojnë 30 vende të ndryshme, nga Gjrmania dhe Spanja deri tek Turkmenistani dhe Kazakistani, sikundër edhe disa lloje vendase kineze. Në total, në të ndodhen më shumë se 300 kuaj, shumë prej të cilëve që vërtet u kanë rezistuar kohëve. Po ashtu ka edhe disa zebra.

Kuajt që ekspozohen “vishen” për këtë rast. Krifat e tyre krihen, apo stilohen me rrica apo onde. Kuajt jetojnë në stalla të përshtatshme, por ekspozohen në vatha luksoze mermeri për të përshëndetur vizitorët. Muzeumi-pallat është i dekoruar me shandanë, me shkallë të brendshme të veshura me tapet, me statuja të bukura, tavane të artë dhe një qendër tregtare.

Ka po ashtu një hapësirë të bollshme dhe mbresëlënëse për trajnim, në të cilën klubi i Heilanit theu rekordin botëror Guinness për vend-trajnimin më të madh për kuajt në vitin 2015. Shfaqja përfshiu 30 kuaj të zinj, 30 kuaj të bardhë dhe një ekip kalorësesh femra.

Vendosur rreth një orë e gjysmë larg Shangait, muzeumi u themelua si pjesë e një përpjekjeje nga grupi Heilan, prodhues të brendshmesh për burra në Kinë, për t’u zgjeruar në industrinë e turizmit. Është pjesë e një projekti më të gjerë “Qyteti Luksoz”, që pritet të përfshijë një park ujor, universitet dhe një qendër kulturore.

Kur muzeumi u ndërtua në vitin 2009, në të u vendos klubi i Heilanit, duke mundësuar trajnime, performanca dhe konkurrime – vendi i parë për t’u stërvitur me kuaj në Kinë. Muzeumi u hap për publikun në maj 2016. Klubi ka 100 anëtarë dhe trajnues nga e gjithë bota. Ka po ashtu edhe veterinerë  të pajisur me diploma që kujdesen për kuajt.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts