Auto Dak
Auto Dak

Muzeu Britanik, një koleksionues i objekteve të vjedhura

Muzeu Kombëtar i Britanisë së Madhe është i lidhur me vepra kriminale, dhe ky është një fakt. Së paku kështu deklaron një nga avokatët më të njohur të Britanisë së Madhe, Geoffrey Robertson.

Robertson i cili njihet për punën e tij në sferën e te drejtave të njeriut, ka kritikuar ekspozimin e objekteve qe janë larguar me dhunë nga vendi i origjinës gjatë periudhave pushtuese ose kolonizuese.

“Ne nuk mund t’i arsyetojmë gabimet historike, por është e dhimbshme si si pa turp përfitojmë nga ato objekte të vjedhura”, shton Robertson në librin e tij ‘Who Owns History?’.

Robertson tregon shembujt se si statujat e bronzit dhe mermerit paraqesin krenari në këtë muze, kur në fakt ato janë objekte të vjedhura gjatë periudhave “jo dhe aq të ndritura”.

Ai kujton se statuja e mermerit të Elgin është skulpturë klasike greke që iu mor Athinës nga Thomas Bruce, Konti i Elgin.

Në mesin e objekteve të lashta ka edhe trashëgimi nga Nigeria, India, Pakistani, Kina, Egjipti dhe Afrika.

Në mesin e objekteve të sekuestruara gjendet edhe i famshmi “Guri i Rosetës”, të cilin Egjipti po e kërkon tash e sa kohë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts