Mustafa: Për gjashtë muaj investimet e huaja kanë arritur në 158 milionë euro

Si duket pas votimit të Gjykatës Speciale, kreu i ekzekutivit të Kosovës Isa Mustafa, duket më i lehtësuar. Ai doli para mediave për të raportuar mbi punën e Qeverisë.

Sipas Mustafës, është përmirësuar dukshëm ambientit për biznes në Kosovë për gjashtë muajt e fundit. Po ashtu, ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe investimet e jashtme kapin shifrën 158 milionë euro, me tepër se vitin e kaluar.

“E vlerësojmë veçmas faktin se gjatë kësaj periudhe kemi pasur një rritje të investimeve të jashtme që kanë arritur saktësisht 158 milionë euro për pesë muaj, ndërkaq për pesë muajt e vitit të kaluar kanë qenë 29 milionë euro, ose për tërë vitin e kaluar kanë qenë 151 milionë euro”, ka theksuar Mustafa.

“Më gëzon fakti që  kemi edhe numër shumë më të madh të firmave me pronarë të huaj, të cilat janë regjistruar gjatë gjashtë muajve”, shtoi ai.

“Objektivi ynë më i rëndësishëm është që të rritet prodhimtaria vendore, të kemi investime më të mëdha të jashtme në Kosovë, të përmirësojmë bilancin tregtar, të krijojmë vende të reja të punës dhe ta rrisim normën e zhvillimit  ekonomik”, është shprehur kryeministri Mustafa për media./tesheshi.com/

Related posts