Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mustafa pasi rrëzoi Kurtin: jo tërheqje ministrash të LDK-së, duhen për Corona-n!

Pasi e rrëzoi me votëbesim, Isa Mustafa, triumfator momental politik ndaj Albin Kurtit, tha se gjithsesi nuk do i tërheqë ministrat e tij nga kabineti.

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në qeverinë në dorëheqje”, shkoi Mustafa.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdojë të punojë me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, arsyeton kreu i LDK-së. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts