Mungesa e kamerave të sigurisë rrit numrin e veprave kriminale në Prishtinë

Nga Bashkim Kastrati

Mungesa e kamerave të sigurisë në Prishtinë konsiderohet se po ndikon në rritjen e kriminalitetit. Zakonisht në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës më së shumti raste të rrahjeve, grabitjeve, vjedhjeve etj., ndodhin në Prishtinë.

Për këtë arsye qytetarët thonë se është e domosdoshme që të vendosen kamerat e sigurisë në të gjitha rrugët e qytetit të Prishtinës.

Sipas tyre, mungesa e kamerave ndikon që të bëhen veprime kriminale sidomos gjatë orëve të vona të natës.

“Unë kam jetuar një kohë në Gjermani, pro kam vizatuar edhe shumë shtete tjera dhe qytetet atje kanë kamera në të gjitha rrugët e qytetit. Kjo ndikon në parandalimin e veprave të ndryshme, por edhe në kapjen e atyre që bëjnë vepra të ndryshme joligjore”, thotë Granit Hoxha.

Ndërsa Leutrim Shabani thotë se kjo çështje nuk ka qenë prioritet i Komunës së Prishtinës, e as i Qeverisë së Kosovës.

“Vendosja e kamerave në Prishtinë nuk ka ndonjë kosto shumë të madhe. Kushton më lirë sesa një nga rrugët që po i ndërtojnë. Por si duket nuk a pasur interesim sa duhet, apo nuk po e dinë rëndësinë e kamerave nëpër qytet. Do të duhej që Komuna e Prishtinës bashkë me Qeverinë e Kosovës me bashkëfinancim të vendosin kamerat në Prishtinë. Kjo tashmë është bërë domosdoshmëri”, thotë ai.

Në Ferizaj janë vendosur 130 kamera

Një shembull i mirë në këtë aspekt është qyteti i Ferizajt. Në këtë qytet janë vendosur rreth 130 kamera të sigurisë gjatë dy vjetëve të fundit. Statistikat e policisë tregojnë se vendosja e këtyre kamerave ka ndikuar në uljen e rasteve të veprave penale si, vjedhje, rrahje, dëmtim të pasurisë publike etj.

Megjithatë, Policia e Kosovës në Ferizaj nuk ka dhënë detaje për raste të tilla, mirëpo ata kanë njoftuar se monitorimi i kamerave po ndikon në zbulimin e rasteve kriminale dhe se kryerësit e tyre po dënohen me kohë nga Gjykata.

Kamerat e sigurisë në qytetin e Ferizajt  janë të vendosura në 43 lokacione të ndryshme, duke përfshirë kryqëzimet e rrugëve kryesore, pastaj në çdo hyrje-dalje të qytetit, në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme, në sheshe, parqe dhe në disa lokacione që nga ana e policisë janë konstatuar si të domosdoshme, përfshirë diskotekat, lokalet e natës etj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts