728 x 90 Leaderboard

A mund të ndiejnë emocione robotët? (video)

Nëse e keni parë filmin e Disney Pixar “Wall-E”, me siguri, përgjatë dy orëve të filmit mund të keni vënë re që ju kanë lindur ndjenja për karakterin kryesor të filmit, i cili është as më e pak e as më shumë se një robot.

Përgjatë përpjekjeve të tij, triumfit, momenteve të pasigurisë, shkëndijave të dashurisë dhe mesazheve të shpresës, ne si shikues mund të kemi ndier dhembshuri, empati, shqetësim, e madje dhe dashuri për Wall-E.

E nga ajo që shihet, ato ndjenja i ndante edhe ai grumbull plehrash, sidomos në skenat me interes romantik me robotin Eve. Por, cila është pjesa e çuditshme e gjithë kësaj?

Wall-E është robot, dhe robotët nuk janë bërë që të ndiejnë të njëjtat emocione si ne. Apo mbase janë? Gjithnjë e më shumë inteligjenca artificiale (AI) po fillon të imitojë shprehjet (mimikën) e fytyrës dhe gjuhën e trupit të njeriut, e njëkohësisht edhe t’i dallojnë ato tek të tjerët, duke na krijuar iluzionin se këta robotë po përpunojnë sinjalet sociale që u japim ne.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se është e pamundur që robotët të analizojnë, të përpunojnë dhe të tregojnë mendim kritik njësoj si njerëzit. /tesheshi.com/

Related posts