Muhamed, një ndër pesë emrat më të preferuar të qytetarëve të Vjenës

Emri “Muhamed” zë vendin e pestë të emrave më të preferuar për fëmijë nga banorët e kryeqytetit austriak, shkruan Kronen Zeitung.

Siç citohet, “Muhamed” është emri i pestë më i preferuar i qytetarëve të Vjenës, megjithëse nuk ndodhet në listën zyrtare të emrave më të preferuar për fëmijë.

Kronen Zeitung shkruan se në listën zyrtare të qytetit të Vjenës ndodhen disa emra nga Bibla, por jo dhe “emra muslimanë, edhe pse shumë njerëz kanë ardhur në qytet nga vendet arabe”.
Megjithatë, ata kanë ardhur deri te një listë tjetër në të cilën ndodhen edhe emra të huaj, në të cilën përveç emrit “Mohamed” apo “Muhamed”, ndodhet edhe “Aleksandar”, në vend të “Alexander”.

Gazeta shkruan se në vitin 2010 në Vjenë kanë jetuar 99 njerëz me emrin “Muhamed” apo “Mohamed”, ndërkaq në vitin 2016, gjithsejt 124.

Kujtojmë se, sipas hulumtimit të kryer në Mbretërinë e Bashkuar, emri “Muhamed” është një nga emrat më të popullarizuar me të cilin prindërit emërtojnë fëmijët në Londër dhe regjionin Midlands.

Zëdhënësi Bashkisë së Vjenës tregoi se të dyja listat janë të sakta dhe askush nuk do të fshehë asgjë, dhe njoftoi se do të bëhen ndryshime.

Emrat e tjerë në listë janë David, Maksimilian, Aleksander, Pol, Luka, Leon, Elias, Tobajas, Benjamin dhe Noa. /tesheshi.com/