Mrekullia e Zotit: u shkrumbua çatia e Notre Dame, por jo bletët që ndodheshin aty

Rreth 200,000 bletë që jetonin në koshere në çatinë e katastrofës së Notre Dame në Paris, arritën t’i mbijetojnë zjarrit të çmendur të së hënës në mbrëmje.

“Bletët janë gjallë”, tha Nicolas Geant për France Presse. “U lehtësova kur pashë imazhe satelitore që tregonin se tre koshere nuk ishin djegur”, tha ai.

Ai shpjegoi se bletët, ngaqë nuk kanë mushkëri, nuk mund të vriten nga dioksidi i karbonit. Sipas tij, kur bletët ndiejnë zjarrin, ato “fshihen” në mjalt.

“Bletët evropiane kurrë nuk i lënë kosheret e tyre”, përfundoi ai.

Geant kujdeset për bletët nga viti 2013 kur kosheret u vendosën në çatinë e Kishës së Notre Dame, si pjesë e iniciativës së qytetit të Parisit për të rritur numrin e bletëve.

Çdo zgjua për çdo vit prodhon një mesatare prej 25 kilogram mjaltë që më pas shitet stafi i Notre Dame. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts