Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mrekulli në kërcim me shkop: suedezi Duplantis thyen rekordin e legjendarit Sergei Bubka (pamje)

Për 26 vjet, askush nuk arriti të hidhej më shumë se 6.14 metra, deri në eventin e këtij viti në Romë, atë të Diamond League.

Suedezi Armand Duplantis shkroi historinë me një kërcim prej 6.15 metrash, më i larti ndonjëherë në kërcimin me shkop, duke tejkaluar Sergei Bubka-n legjendar.

Suedezi i ri siguroi fitoren me një kërcim 6 metra, dhe më pas ngriti shinën në 6.15 m. Në përpjekjen e parë, ai e preku shinën, por në të dytën ishte i suksesshëm.

Me një kërcim prej 6.15 metrash, i riu me nofkën Mondo arriti performancën më të mirë ndonjëherë.

Deri më tani, rekordin e ka mbajtur Sergei Bubka, i cili u hodh 6.14 metra në 1994. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts