“Mr. Bean” bëhet për herë të tretë baba në moshën 62- vjeçare

Aktori Roean Atkinson, i cili njihet gjerësisht nga të gjithë si “Mr Bean”, është bërë baba për herë të tretë, në moshën 62-vjeçare.

Aktori i njohur, i cili ka dy fëmijë të rritur nga martesa e parë, është duke i dhënë mirëseardhjen fëmijës së tretë me partneren 33-vjeçare, Louise Ford

Ai dhe Louise janë lidhur në vitin 2013, ku aktorja u bë e famshme falë portretizimit të Kate Middleton, në komedinë “The Windsors”.

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të komedisë së vitit 2012, “West End”, dhe që nga ajo kohë ka filluar romanca e tyre.

Si rrjedhojë, nisi shkurorëzimi i Atkinsonit me Sastryn, pas 25 vjetëve martese./tesheshi.com/