Auto Dak
Auto Dak

Mourinho shpëton nga “harresa”: trajneri i ri i Tottenham

Legjenda portugeze e pankinave europiane, Jose Mourinho, është trajneri i ri i Tottenham-it pas shkarkimit të Maricio Pochettino-s, njeriut që gjithsesi i dha jo pak famë klubit londinez, duke e çuar deri në finalen e Champions.

Mourinho ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2022/2023, duke u kthye kështu prej atje nga ku iku, në Premier League, 11 muaj pasi u shkarkua nga Manchester United.

“Jam i entuziazmuar që vij në një klub me aq shumë traditë dhe tifozë të shkëlqyeet. Unë u tërhoqa nga cilësia e ekipit dhe shkollës së të rinjve”, tha Mourinho në faqen e internetit të klubit.

Ky është i treti klub anglez që merr Mourinho, ku suksesin më të madh e ka arritur me Chelsea, duke qenë madje ai njeriu që e ngjiti këtë klub në majat e sukseseve europiane.

Në total, portugezi ka fituar 25 kupa dhe është një mbajtës rekord me katër titujt kampion aty ku ka punuar – tre me Chelsea në Angli, një me Realin në Spanjë, dy me Interin në Itali dhe dy me Porton në vendlindje. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts