Moti i terstë: ministrja gjermane shkon të pushojë në Itali, por pema e godet në kokë

Ndërsa tek ne temperaturat e larta po djegin e zhurisin pyje e kullota, në Italinë e Veriut po vuajnë sërish pasojat e motit të rënduar mer rreshje e stuhi.

Kësaj radhe viktima ka qenë ministrja i Politikave Sociale të landit të Brandenburgut, Diana Golze, e cila u dëmtua si pasojë e rënies së një peme mbi kampingun ku ajo po pushonte së bashku me familjen e saj në rajonin e Venezia-s.

42-vjeçarja ndodhet në spitalin e neurokirurgjisë së Treviso-s, jashtë rrezikut për jetën por e tronditur nga forcaa e goditjes,

Zona ku ndodhej ministrja gjermane, një pyll i famshëm, është goditur nga stuhia e cila ka rrëzuar pemët që kanë rënë mbi kabinën e kampingut të marrë marrë me vete nga Golze për të pushuar.

Në Europë po rritet gjithnjë e më shumë tendenca e pushimeve me kampingje lëvizëse.

Ministrja e Brandenburgut u transferua me helikopter në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /tesheshi.com/