728 x 90 Leaderboard

Moska poshtëron sërish Britaninë: vritet armiku i Putinit në Londër

Pikërisht kur Londra kërkon përgjigje nga Moska për helmimin e Serkej Skripal, në Londër është vrarë një tjetër armik i Vladimir Putinit.

Bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, miku i një oligarku të njohur rus edhe ky i vdekur në Londër, i cili njihej si kritik i presidenti rus.

Nikolai Glushkov ishte një bashkëpunëtor i Boris Berezovskit i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nerin ndaj agjentit të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës.

Sipas policisë britanike, vdekja e disidentit rus po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes.

68-vjeçari rus Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohën kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot.

Policia britanike ka vendosur të hetojë 14 raste vdekjesh të shtetasve rusë.

Sonte në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me helmimin e Skripal. /tesheshi.com/

Related posts